Mbi një mijë pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale, shumica me oksigjeno-terapi

Mbi një mijë pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale, shumica me oksigjeno-terapi

Një mijë e 44 pacientë pozitivë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, njofton Insajderi.com.

Përmes një postimi në Facebook, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 978 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 73 janë në kujdes intensive mjekësor.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 398 pacientë, nga të cilët, 391 janë pozitivë me COVID-19 dhe 349 me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19: Klinika Infektive, 104 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19, 20 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Ndërkaq, në spitalet e përgjithshme janë duke marrë trajtim mjekësor 773 pacientë, prej të cilëve 653 janë pozitiv me COVID-19 dhe 629 janë me oksigjeno-terapi.

Ndryshe, të premten, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 26 vdekje dhe një mijë e 421 raste të reja me COVID-19./Insajderi.com