Mot me diell dhe vranësira gjatë kësaj jave

Mot me diell dhe vranësira gjatë kësaj jave

Mot i qëndrueshëm, me diell e vranësira pritet të mbajë gjatë javës së dytë të shtatorit, njofton Insajderi.com.

Temperaturat gjatë kësaj jave do të luhaten përreth vlerave mesatare.

Kështu njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga i cili thuhet se sot do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite do të ketë edhe zhvillime të vranësirave të pakta lokale.

Temperaturat sot do të sillen nga 10 deri në 24 gradë celsius.

Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë kësaj jave mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe të mira.

Vetëm orëve të pasdites, nën kushte të motit të kthjellët, vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor që shtynë indeksin të kalojë në vlera mesatare. /Insajderi.com