503 mijë e 100 doza të vaksinave anti-COVID-19 kanë arritur të hënën në Kosovë, përcjellë Shqip.com.
Këtë e ka bërë të ditur shoqata UNICEF, e cila me anë të një njoftimi në Facebook tha se këto vaksina janë donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it.
“503,100 doza të vaksinave anti COVID-19 arritën në Prishtinë sot, donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it me mbështetje nga UNICEF-i. #Vaksinohu #BashkëiaDalim”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.
Ndryshe, sot pritet që të arrijnë edhe 50 mijë vaksina anti-COVID të “Pfizer”, pas kontratës së nënshkruar nga Ministra e Shëndetësisë dhe kompanisë.
Ardhjen e këtyre vaksinave e kishte paralajmëruar Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili kishte bërë të ditur se ato do të arrijnë të hënën.
Ai kishte deklaruar se këtë javë, pritet që të vijnë edhe 150 mijë vaksina nga Gjermania, dhe pas një jave, do të vijnë edhe 100 mijë të tjera nga Italia.
Po ashtu, Vitia kishte njoftuar se janë hequr nga administrimi mbi 113 mijë vaksina anti-COVID-19, për shkak se u kishte skaduar afati. /Insajderi.com