Sekretari amerikan: Qytetarët e Kosovës kanë demostruar gatishmërinë për t’i kontribuar paqes

Sekretari amerikan: Qytetarët e Kosovës kanë demostruar gatishmërinë për t’i kontribuar paqes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar të hënën me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ky i fundit theksoi se “qytetarët e Kosovës kanë demonstruar gatishmërinë për t’i kontribuar paqes globale”.

Për këtë iu referua pritjes së Kosova ia ka bërë refugjatëve afganë.

Falenderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, dikur ishin vetë refugjatë, përsëri kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, ka shkruar ai në Twitter.

 

 

Për këtë bisedë më parë ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, tha ndër tjerash Kurti.

 

Kosova deri më tash ka pranuar mbi 400 afganë, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas ministri të Brendshëm, Xhelal Sveçla, do të pranohen 2 mijë sosh.

SHBA-të po tregojnë aleatët e tyre afganë me të cilët bashkëpunoi për 20 vite në Afganistan.

Por, ardhja në pushtetit e talebanëve ka rritur shqetësimet se bashkëpunëtorët e Amerikës “do të persekutohen” nga grupi militant. /Insajderi.com