Moti për sot

Moti për sot

Gjatë ditës së martë në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell do të mbajë gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23 dhe 25 gradë Celsius.

“Vendi ynë do mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me vranësira, intervale me diell dhe me temperatura që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera dhe muajit shtator i cili në dekadën e tretë do të na sjellë edhe vjeshtën astronomike”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Të enjten dhe të premten do të ketë kushte që në disa zona të bie rigë e dobët e shiut, por përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm

“Po ashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme”, vazhdon njoftimi. /Insajderi.com