Dy aktivistët e Partisë Socialdemokrate janë arrestuar pas aksionit në konferencën e kryetatares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Aktivistët e PSD-së, e kanë ndërprerë konferencën për media të kryetares së Gjykatës Speciale, të hënën.
Ata thanë se nuk mund ta lejojnë që të kalojë në qetësi konferenca e një përfaqësuese të një “gjykate të padrejtë”.
Por, Trendafilova nuk e kupton gjuhën shqipe, për këtë tha se i vjen keq që nuk i kuptoi çfarë thanë.
Ajo i ftoi aktivistët që të bashkohen në konferencë e t’i bëjnë pyetje.
Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 me aprovimin e Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com