Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka fajësuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, për rritjen enorme të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë.
Sipas tij, qytetarët janë dorëzuar në luftën me virusin, pasi “ata që janë tani në pushtet u thanë se s’ka më virus”.
“500 punëtorë shëndetësorë u pushuan nga puna. Masat u ulën. Njerëzit i ulën duart poshtë pasi u tha se nuk kishte më virus. Ministri dhe kryeministri u thanë njerëzve se nuk kishte më virus. Nuk kishte më deklarime mediale që t’u thonin njerëzve se kujdesi dhe analizimi i ngjarjeve po vazhdonte. Kishte pauzë. Dhe kjo pauzë po na kushton”, ka thënë Zemaj në “DPT te Fidani”.
Ai më tej ka thënë se disa herë ka provuar të komunikojë nëpërmjet e-mailave me ministrin e Shëndetësisë, por ka shtuar se akoma nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
“Përmes imelave, kom kontaktu me Arben Vitinë, asnjëherë nuk ma ka kthy. Ju kom thanë, mos i lironi masat në mënyrë ekstreme. Këta njerëz kanë deficit në moralin e tyre”, është shprehur deputeti i LDK-së./Insajderi.com