Masat anti-COVID, vazhdon gjobitja

Masat anti-COVID, vazhdon gjobitja

2 mijë e 641 gjoba janë shpërndarë nga Policia e Kosovës për moszbatim të masave anti-COVID.

Qeveria ka kërkuar që të gjobitet çdokush që s’i respekton masat kundër pandemisë.

Këto masa përfshinë obligueshmërinë e vendosjes së maskës, kufizim të orarit të gastronomisë, si dhe orë policore.

Ndërsa, gjobitja bazë ligjore e ka ligjin anti-COVID të miratuar në Kuvnedin e Kosovës.

Gjobitjen e ka kritikuar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj.

Ndërsa, më parë partia e tij ka iniciuar në Kuvend projekt-ligj për faljen e gjobave të pandemisë.

Për këtë edhe Partia Socialdemokrate kishte organizuar peticion që të falen gjobitjet. /Insajderi.com