Konfirmohet: Vdesin nga zjarri dy fëmijë në Gjakovë

Konfirmohet: Vdesin nga zjarri dy fëmijë në Gjakovë

Dy djemë të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë ndërruar jetë, pasi i zuri zjarri në shtëpinë e tyre.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Uz të Gjakovës.

“Të gjithë janë në vendin e ngjarjes, vdekja tash është konfirmuar”, tha ai.

Nuk dihen ende shkaqet të cilat dërguan në djegien e kësaj shtëpie.

Policia deklaroi se shumë shpejt pritet të dalin me informata të detajuara. /Insajder.com