Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë kanë raportuar për 24 orë numrin e viktimave nga COVID-19, njofton Insajderi.com.
Në një konferencë për media së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, Ramadani tha se periudha e raportimit të vdekjeve bëhet nga 00:00 deri më 11:59, dhe nëse një rast nuk është raportuar atë ditë, është raportuar të nesërmen.
“Duhet ta dini se prej fillimit të pandemisë ne kemi raportuar komunikatën për 24 orë, 24 orëshi nënkupton prej orës 00:00 deri në orën 11:59 të ditës. Nëse një rast nuk është raportuar atë ditë, dijeni se është raportuar të nesërmen”, ka shtuar ai.
Gjatë kësaj vizite, Kurti dhe Vitia kanë vizituar edhe dhomat ku po ruhen vaksinat kundër COVID-19.
Ndryshe, para disa ditësh kishte raportime se IKSHPK së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë po i fshehnin numrat e vdekjeve nga Coronavirusi.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 vdekje dhe një mijë e 29 raste pozitive me Coronavirus./Insajderi.com