Dy persona kanë vdekur të mërkurën mbrëma në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Të dy viktimat që mbetën të vdekur ishin anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës, dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat për Deçanin. Ndërsa, i arrestuari që mbet i plagosur, dyshohet se është vallai i Ademajt.
Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një postim në Facebook.
“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar”, ka shkruar ai.
Sveçla më tej është shprehur se është angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët.
“Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Familjeve të të vrarëve iu shpeh ngushllimet e sinqerta”./Insajderi.com