PDK reagon pas vrasjes së dy zyrtarëve të saj

PDK reagon pas vrasjes së dy zyrtarëve të saj

Partia Demokratike e Kosovës në një reagim publik, është shprehur e tronditur nga lajmi për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në qytetin e Pejës, ku të vdekur kanë mbetur dy zyrtarë të saj.

Fjala është për kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish-kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017.

“Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, thuhet në reagimin e PDK-së të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se aty ka mbetur edhe një person i tretë i plagosur e që është arrestuar. /Insajderi.com