Anjë anëtarë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve pa dëshmi të vaksinimit apo të testin PCR negative ndaj COVID-19, njofton Insajderi.com.
Kështu është shprehur shefi i Sekretariatit të këtij institucioni, Burim Ahmetaj, në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Me këtë u pajtua edhe Ilir Gashi i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që deri në ditën e zgjedhjeve të kryhet vaksinimi i gjithë trupave zgjedhore.
Gjithashtu ai kërkoi sensibilizim nga partitë politike për këtë çështje.
“Ne kemi lista të gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve ku mund të komunikojmë me ministrinë e Shëndetësisë që t’u jep përparësi të gjithë trupave zgjedhore të vaksinohen para zgjedhjeve”, tha Gashi, deklaratë me të cilën u pajtuan të gjithë anëtarët e KQZ-së, raporton EO.
Ndërsa kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar partitë politikë që personat që do të punojnë gjatë dhe pas zgjedhjeve të jenë të vaksinuar. /Insajderi.com