Tentuan ta kalojnë kufirin me teste të falsifikuara të Coronavirusit, ndalohen dy persona nga Policia e Kosovës

Tentuan ta kalojnë kufirin me teste të falsifikuara të Coronavirusit, ndalohen dy persona nga Policia e Kosovës

Dy persona, E.F., dhe A.A., janë ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit, për shkak se tentuan të kalojnë kufirin me teste të falsifikuara negative për COVID-19, njofton Insajderi.com.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas prezantimit të dokumenteve, zyrtarët policorë kanë kontaktur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, nga ku është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë evidentuar si dokumente të lëshuara nga kjo qendër.

“Të  dyshuarit  E.F., (viti i lindjes 2003)  dhe A.A (viti i lindjes 2003)  kanë prezantuar tek autoritetet policore dy dokumente, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, të lëshuara nga  QKMF ne Gjakovë.  Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë, nga ku është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të  evidentuar si dokumente të  lëshuara në QKMF -Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarve është inicuar rast për dyshimin e kryerjes së veprës penale “legalizimi përmbajtjes së pa vërtetë”, dhe se rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Insajderi.com