Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për Al Jazeera se trupat amerikane do të qëndrojë në Kosovë.
I pyetur nga gazetari nëse forcat ndërkombëtare do të largohen nga Kosova, kreu i ekzekutivit theksoi se NATO ka intervenuar në Kosovë që vendi të mos bie përsëri në duart e Serbisë.
“Dhe e dimë që një prej arsyeve kyçe pse NATO ekziston është rreziku nga Rusia. Dhe pas Samitit të fundit të NATO-së në Bruksel është e qartë që NATO në Ballkan përfshirë Kosovën”.
Ai shtoi se dallon shumë rasti i Afganistanit dhe i Kosovës.
Kurti përmendi edhe njohjen e Kosovës nga Izraeli si dhe marrëveshjen e Uashingtonit që rrjedhoi amabsadën e Kosovës në Jerusalem.
Kreu i ekzekutivit teksa fliste për anëtarësimin në NATO, theksoi se Joe Biden është i linjës më bashkëpunmit euro-atlantik.
Por, Joe Biden, javë më parë, ka thënë se “po mbaron epoka e ndërhyrjeve nëpër vende të tjera”.
Referuar kësaj deklarate të Biden dhe largimit të trupave amerikane nga Afgnaistani, Al Jazeera pyet nëse “Prishtina frikësohet nga një largim eventual i trupave amerikane”. /Insajderi.com