Dogana ndalon një kamion që po transportonte mallra të kontrabanduara

Dogana ndalon një kamion që po transportonte mallra të kontrabanduara

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen e një kamioni që po transportonte mallra të kontrabanduara, njofton Insajderi.com.

Sipas njoftimit të Donganës, në afërsi të Zveçanit, kamioni është ndalur për një kontrollë, ku drejtuesi i kamionit ka tentuar që të largohet por intervenimi i suksesshëm i oficerëve ka rezultuar në ndalimin e tij.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë kontrollit të kamionit janë gjetur birra të ndryshme mbi një mijë e 500 litra dhe sheqer rreth një ton.

“Sot paradite në afërsi të Zveçanit, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndalur për kontrollë një kamion të tonazhit të ultë, pas dyshimeve se mund të ketë mallra kontrabandë. Fillimisht drejtuesi i kamionit ka tentuar të largohet por intervenimi i suksesshëm oficerëve ka rezultuar me ndalimin e këtij mjeti transportues.  Me rastin e kontrollit janë gjetur mallra akcizore, përkatësisht birra dhe sheqer në sasi si vijon: 1. Birra të ndryshme mbi 1500 litra, 2. Sheqer – 1 ton”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Po ashtu, Dogana ka njoftuar se mallrat dhe mjeti transportues janë konfiskuar, derisa rasti ka vazhduar për kundërvajtje./Insajderi.com