23 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Krahasuar me të shtunën, të dielën ka 9 vdekje më shumë.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe 424 infeksione të reja, nga 8 mijë e 270 testime.
Gjatë ditës së fundit u shëruan edhe 1 mijë e 324 pacientë.
Raste aktive janë 17 mijë e 625, raporton Shqip.com.
Tash totali i vaksinimeve ka arritur në 1 milion e 33 mijë e 952.
Mbi 676 mijë e tyre kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa më shumë se 357 mijë qytetarë kanë kryer procesin me dy doza. /Insajderi.com