Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi e të hedhim në kosh plehrash vendimin e Bashës

Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi e të hedhim në kosh plehrash vendimin e Bashës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kërkuar nga demokratët që të mos largohen nga radhët e partisë, por të bëhen të gjithë bashkë kundër Lulzim Bashës, transmeton Insajderi.com.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Berisha tha se të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë për të hedhur në koshin e plehrave vendimin e Bashës, të cilin e quan antistatutor dhe amoral. Po ashtu kreun e PD e quan të marrë peng.

“Të dashur anëtare dhe anëtarë të Partisë Demokratike, asnjë largim nga radhët e saj por të gjithë së bashku për të hedhur në koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshtërues dhe fund e krye për interes personal të pengut Lulzim Basha”, thuhet në reagimin e Berishës.

Reagimi i ish-kreut të PD-së vjen në një kohë kur ka nisur një seri sulmesh ndaj Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e përjashtoi nga Grupi Parlamentar.

Përjashtrimi i Berishës erdhi pas shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Insajderi.com