Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen për vrasjen e 50-vjeçarit në një kafeteri të Gjilanit. Po ashtu është sekuestruar një veturë me targa vendore.

Vrasja, siç njofton policia, ka ndodhur të dielën në një kafeteri në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë”.

“Është raportuar se nga të dyshuarit ka pasur të shtëna me armë zjarri si pasoj e të cilave një person ka mbetur i vrarë. Njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi i ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Insajderi.com