Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi të hënën se 976 pacientë po marrin trajtim mjekësor në klinikat COVID-19, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.
Sipas njoftimit, 831 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 63 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave edhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 97 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 90 pacientë, Klinika Infektive III (Interno), 59 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 21 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë.
Ndërsa në spitale të përgjithshme po trajtohen 607 pacientë. Spitali i Prizrenit, 130 pacientë, Spitali i Gjakovës, 70 pacientë, Spitali i Pejës, 174 pacientë, Spitali i Gjilanit, 90 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 51 pacientë, Spitali i Ferizajt, 74 pacientë./Insajderi.com