Osmani për Asociacionin e Komunave serbe: Nuk lejojmë ndryshimin e Kushtetutës

Osmani për Asociacionin e Komunave serbe: Nuk lejojmë ndryshimin e Kushtetutës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se nuk do të lejojnë ndryshimin e Kushtetutës, për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, transmeton Insajderi.com.

“Ne nuk do të ndryshojmë kushtetutën apo të lejojmë ndonjë bashkim të qyteteve dhe komunave që do të krijonin një strukturë të pushtetit mono-etnik në vendin tonë. Kjo nuk është as në interesin tonë, as në atë të rajonit apo aleatëve tanë”, tha ajo.

Në një intervistë për Sueddeutsche, Osmani ka thënë se Serbia nuk ka zbatuar as dy të tretat e marrëveshjeve më Kosovën, prej kur janë nënshkruar në vitin 2013.

Por, ajo tha se shpreson që kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe drejtuesit e Bashkimit Evropian, do të bëjnë presionin e nevojshëm mbi Serbinë, në mënyrë që Kosova të ecë tutje.

“Shpresojmë që kancelarja dhe drejtuesit e institucioneve të BE-së, të bëjnë presionin e nevojshëm mbi Serbinë në mënyrë që ne më në fund të ecim përpara”, shtoi tutje Osmani./Insajderi.com