Abdixhiku mbledh Kryesinë e LDK-së para takimit me Osmanin

Abdixhiku mbledh Kryesinë e LDK-së para takimit me Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet ta mbledhë sot kryesinë e partisë që drejton para se të zhvillohet takimi i tij me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë për Shqip.com, e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, i cili tha se në këtë mbledhje do të diskutohet për fushatën zgjedhore dhe kërkesën e mundshme për shkurtimin e saj.

“Në ora 14:00 do të mblidhet Kryesia. E padyshim njëra nga temat do të jetë edhe për fushatën zgjedhore, ku mund të kërkohet edhe shkurtimi ose heqja fare e fushatës”, u shpreh Quni.

Partitë parlamentare janë ftuar sot nga Shefja e Shtetit për t’u takuar gjatë pasdites në mënyrë që të diskutohet rreth çështjes së zgjedhjeve lokale.

Kjo ftesë erdhi pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. /Insajderi.com