Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave në Tiranë, njofton Insajderi.com.
Merkel u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili i zgjati dorën kur u takuan, por ajo preferoi përshëndetjen me grusht.
Kjo për të zbatuar masat anti-COVID.
Pas kësaj përshëndetjeje, nisi ceremonia e përgatitur për nder të vizitës së saj lamtumirëse në Ballkan si kancelare.
Më pas nisi takimi Tête-à-tête mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Pallatin e Brigadave.
Me përfundimin e ceremonisë mikëpritëse në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve (gjermane e shqiptare).
Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.
Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp. /Insaderi.com