Ka nisur takimi i kancerlares gjermane, Angela Merkel me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Merkel u është bashkuar atyre pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në takim është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kancelarja Merkel po zhvillon vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Gjithashtu janë planifikuar bisedime “kokë më kokë” me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./Insajderi.com