Merkel nuk ndjehet mirë gjatë intonimit të himnit në Tiranë, kërkon karrige për t’u ulur

Merkel nuk ndjehet mirë gjatë intonimit të himnit në Tiranë, kërkon karrige për t’u ulur

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk është ndjerë mirë gjatë intonimit të himnit gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, përcjell Insajderi.com.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti se Merkel dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qëndruan ulur në karrige në momentin e himnit sepse për arsye shëndetësore, Merkel kishte kërkuar një karrgie pasi nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë.

Për të qenë në sinkron me lëvizjet e Merkelit, edhe Rama është bashkuar me të duke u ulur në karrige deri në përfundim të ceremonisë, raporton lapsi.al.

Kurse, më pas, dy liderët kanë zhvilluar një takim për të paktën 30 minuta, teksa tashmë po zhvillohet takimi mes dy ekipeve.

Ndërkaq, pas kësaj, Merkel do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe se në momentet e fundit është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic./Insajderi.com