Rama e nderon Merkelin me medalje

Rama e nderon Merkelin me medalje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, njofton Insajderi.com.

Kështu bëri të ditur vetë Rama me anë të një postimi në Facebook, pas takimit të realizuar me Merkel.

Pas këtij takimi bilateral, të dy janë takuar edhe me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja e Gjermanisë po qëndron sot në Tiranë, në kuadër të takimit me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor lidhur me Procesin e Berlinit.

Një ditë më parë ajo vizitoi edhe Beogradin, teksa këto vizita lamtumirëse të saj bëjnë që Merkel t’i përmbyllë takimet e saj me krerët institucionalë e gjashtë vendeve. /Insajderi.com