Ish-ministri i Infrastrukturës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kritikuar ministrin aktual, Liburn Aliu, për nënshkrimin e marrëveshjes për linjë hekurudhore në Samitin e Hekurudhave në Beograd, njofton Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj i është drejtuar Aliut duke i thënë se në kohën sa ishte ministër, ai kishte nënshkruar marrëveshjen për linjë hekurudhore në Berlin dhe jo në Beograd.
“Ne e nënshkruam marrëveshjen për linjë hekurudhore në Berlin, me ndërmjetësim amerikan, e ju në Beograd!”, shkroi ndër tjerash Lekaj.
Ndryshe, të hënën, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka marrë pjesë në Samitin e Hekurudhave në Beograd, ku ka nënshkruar marrëveshje me ministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor që ka të bëjë me lidhjen e rajonit me hekurudhë./Insajderi.com