Lajçak në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin

Lajçak në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka arritur në Prishtinë.

Ai është duke vizituar zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa pas kësaj pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak të enjten do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Siç është njoftuar nga Kuvendi, takimi do të mbahet në ora 8:45 të mëngjesit./Insajderi.com