Sot nis fushata për zgjedhjet lokale

Sot nis fushata për zgjedhjet lokale

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit nis zyrtarisht këtë të enjte, njofton Insajderi.com.

Ndonëse situata me pandeminë COVID-19 po vazhdon të jetë e rëndë, kjo fushatë është parapartë të zgjasë 30 ditë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditë më parë certifikoi listën përfundimtare të votuesve.

Më 17 tetor të drejtë vote do të kenë rreth një milion e 885 mijë qytetarë, derisa 24 mijë votues do të jenë të rinj për dallim nga zgjedhjet e fundit të parakohshme.

Gjithashtu, në listën zyrtare të votuesve, janë përfshirë edhe 90 mijë votues që në zgjedhjet e fundit votuan jashtë vendit. /Insajderi.com