Ceremonia e pritjes së Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë Veriore – Ministrat shkelin masën kryesore anti-COVID

Ceremonia e pritjes së Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë Veriore – Ministrat shkelin masën kryesore anti-COVID

Ceremonia e pritjes së Qeverisë së Kosovës nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut tashmë ka filluar, transmeton Insajderi.com.

Të dy qeveritë sot do të mbajnë mbledhje të përbashkët në Shkup.

Pak pa arritur kryeministrat, ministrat e të dy shteteve janë përshëndetur njëri me tjetrin, duke shkelur masën e parë anti-COVID. Ata kanë shtrenguar duart derisa kanë zënë vendet e tyre, shkruan Alsat-M.

Pas pak pritet të arrijnë edhe kreministri Zaev dhe kryeministri Kurti, ku më pas edhe do të fillojë mbledhja e përbashkët.

Siç njoftuan të mërkurën nga Qeveria, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve nga sfera e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit dhe sigurisë, inovacionit teknologjik si dhe marrëveshje për diasporën.

Takimi Zaev-Kurti është planifikuar të zhvillohet në ora 11:00. Ndërsa, në ora 11:30-12:30 mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive.

Në ora 12.30 fillon ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve/memorandumeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Pas mbledhjes, nga ora 13:30-14:00, dy kryeministrat, do të mbajnë konferencë për media. /Insajderi.com