19 vdekje dhe 279 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

19 vdekje dhe 279 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

19 vdekje dhe 279 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend, njofton Insajderi.com.

Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar një mijë e 269 pacientë, duke e çuar kështu në 143 mijë e 333 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Po ashtu, MSH ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 18 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse në total numri i qytetarëve të vaksinuar është 412 mijë e 523.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive me Coronavirus është 12 mijë e 464./Insajderi.com