Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, deklaroi të shtunën se nëse Kosovë refuzon projektin për sjelljen e gazit nënkupton që është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndaj, përmes një postimi në Twitter, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që “të përmbahet nga çdo akt refuzimi”.
“Pozicioni ynë si kontribuues në politikën globale të SHBA-së vjen me vendosmërinë tonë për të qenë besnikë dhe politikisht aktivë ndaj vlerave që të dy vendet tona përqafojnë”.
Lidhur me këtë çështje, është deklaruar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se nuk ka refuzim nga Kosova. Sipas saj, sa i përket aspektit gjeopolitik, Kosova nuk ka rrugëdalje tjetër, përpos që të bashkëpunojë me SHBA-në për këtë çështje, por që për këtë ka thënë se ka studim nga ekspertët dhe ministritë përkatëse./Insajderi.com