Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Gjykimi ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, vazhdon edhe sot në Gjykatën Speciale.

Seanca fillon nga ora 09:30, raporton Insajderi.com.

Të hënën është paraqitur dëshmitari i parë kundër Mustafës.

Ky i fundit më vonë e ka lëshuar sallën, pasi s’mund ta dëgjonte.

Kërkesa e tij për largim u aprovua nga trupi gjykues dhe është arsyetuar nga avokati.

Por, u tha se është më mirë Mustafa të qëndrojë prezent në sallë për të dëgjuar dëshmitarin.

Mustafa ishte arrestuar shtatorin e kaluar me urdhër-arrest të Dhomave të Specializuara.

Ndaj tij ngarkohen akuza për “krime lufte”, madje Specialja pretendon se dyshimet janë që “viktimat e Mustatës ishin shqiptarë”. /Insajderi.com