Drecun: Serbët treguan që mund të luftojnë për lirinë e tyre të lëvizjes

Drecun: Serbët treguan që mund të luftojnë për lirinë e tyre të lëvizjes

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se populli serb ka treguar se mund të luftojë me këmbëngulje për lirinë e tij të lëvizjes.

Ai në Televizonin Publik të Serbisë, ka thënë se Kosova po ndërmerr hapa të njëanshëm.

“Prishtina po ndërmerr hapa të njëanshëm që shkelin rëndë Marrëveshjen e Brukselit dhe tregon se nuk do ta respektojë atë, veçanërisht në pjesën kryesore që lidhet me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për vendimin e reciprocitetit të targave.

“Kurti ka shpallur masat e reciprocitetit për një kohë të gjatë. Ai u kritikua për një kohë nga partia e Haradiinajt se nuk ishte gati për të ndërmarrë veprime, dhe zgjedhjet lokale dhe vazhdimi i dialogut janë duke u zhvilluar.

Mëngjesin e së hënës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në pikën kufitare, Jarinje, për ta zbatuar reciprocitetin me Serbinë për targat.

Një numër i serbëve dolën në rrugë, pos protestave – bllokuan rrugën me dhjetëra kamionë.

Ndaj këtyre zhvillimeve ka pasur diskutime të hënën edhe në Kuvendin e Kosovës, ku sipas opozitës “kryeministri Kurti po bën show”.

Ndërkaq, edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, e ka cilësuar këtë ngjarje si “sjellje skandaloze të Albin Kurtit”. /Insajderi.com