Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustata, ka thënë se “kohëve të fundit i është shkaktuar stres”.
Të martën po vazhdon procesi gjyqësor kundër tij, ndërsa njëjtë si të hënën priten dëshmitë kundër tij.
Dje ai u largua nga salla e Gjykatës Speciale, pasi nuk mund ta dëgjonte dëshmitarin.
“Që në fillim po ju them se as dëshira ime dhe as qëllimi im nuk është që të mos ju respektoj juve dhe panelin e kësaj gjykate, por as zonjën avokate që është ulur atje përballë, sepse nuk është as në bindjen time e as në kulturën time”.
“Por kohët e fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stres po vjen si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm dhe tani po u them se cili është problemi. Pas 12 muajve në paraburgim”, ka thënë Mustafa.
Pikërisht gati një vit më parë, Mustafa ishte arrestuar nga forcat e EULEX-it me urdhër-arrest të Dhomave të Specializuara.
Ai akuzohet për “krime lufte”, madje ditëve të fundit nga Specialja i kanë thënë se “viktimat e tij dyshohet të jenë shqiptarë”. /Insajderi.com