Ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, vazhdon edhe sot procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale.
Kjo është dita e katërt e gjykimit ndaj tij.
Të hënën ka vazhduar dëshmia kundër Salih Mustafës e dëshmitarit të parë.
Dëshmitari i parë ka shpjeguar “dhunë brutale ndaj tij”, ku dhe kërkoi nga Dhomat e Specializuara ta kompensojnë financiarisht pasi thotë se “ e ka pamundur të punojë si pasojë e lëndimeve të marra”.
Por, thotë se “kohëve të fundit i është shkaktuar shumë stres”.
Për atë stres, Mustafa thotë se po i vjen nga shumë faktorë.
Një prej tyre e përmend edhe qëndrimin e gjatë në paraburgim; gati një vit.
Pikërisht, rreth një vit më parë, Mustafa u arrestua nga EULEX me urdhër-arrest të Dhomave të Specializuara.
Më pastaj, pasuan edhe të tjera aktakzua të konfirmuara; duke përfshirë edhe aktakuzën ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. /Insajderi.com