Vitia raporton në Komisionin për Shëndetësi

Vitia raporton në Komisionin për Shëndetësi

Në Komisionin për Shëndetësi, nga ora 10:00 – do të raportojë ministri i këtij dikasteri, Arben Vitia.

Sigurisht, raportimi do të jetë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Vitia, ka qenë nën shënjestrën kritike të opozitës, për shkak të infeksioneve e vdekjeve të shumta si pasojë e COVID-19 javëve që lamë pas.

Por, numrat kanë rënë. Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 173 infeksione dhe shtatë raste të vdekjes.

Sipas, Vitisë – Kosova është duke e mposhtur variantin delta më shpejt sesa shumë shtete të Bashkimit Evropian.

Kjo “i nervozoi” dy opozitarët; Bekim Haxhiun dhe Armend Zemajn.

Të dytë, kritikuan ministrin e shëndetësisë për neglizhencë në raport me pandeminë.

Haxhiu i tha se gjatë fluksit të madh të rasteve “Vitia po rrezitej në bregdet”, ndërsa Zemaj e kritikoi për siç tha “hapje të pakontrolluar gjatë sezones së verës”. /Insajderi.com