Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në New York, është takuar me homologun nga Hondurasi, Juan Orlando Hernández Alvarado.
Presidenca ka njoftuar të mërkurën se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyeshme, teksa të dy presidentët kanë shfaqur gatishmërinë për thellimin e tyre.
Osmani ka theksuar se te Hondurasi e shohin partnerin për lobim te shtetet fqinje në Amerikën Qendore dhe atë Jugore për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Të dy presidentët u pajtuan që çështja e ndryshimeve klimatike dhe pasojat e saj duhet të bëhen prioritet i agjendës globale. /Insajderi.com