Varhelyi: Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe të kthehen në dialog

Varhelyi: Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe të kthehen në dialog

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

Në një postim në Twitter, Varhelyi derisa ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat e veturave që hyjnë në territorin e saj nga Serbia, ka thënë se duhet të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë.

“Veprimet e njëanshme kurrë nuk janë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, ka ai.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka kërkuar nga Prishtina e Beogradi “të ulin tensionet”./Insajderi.com