Përafqësuesit e shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përjashtohen nga vendimi për reciprocitet të targave të veturave, përcjell Insajderi.com.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, tha se kërkesa është bërë për shkak të problemeve në qarkullim të banorëve të këtyre komunave.
Sipas tij, vendimi i Qeverisë së Kosovës është politikisht i kuptueshëm por që zbatimi i tij është i diksutueshëm për shkak se shqiptarët e Luginës së Preshevës i shndërron në pengje të Prishtinës dhe Beogradit.
Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha veturat që hyjnë në Kosovë nga Serbia, t’i vendosin tabelat e përkohshme të Kosovës.
Ky vendim ka ngjallur reagime të serbëve në komunat veriore të Kosovës të ciëlt në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikën kufitare në Jarinje.
Krerët institucionalë të Kosovës kanë thënë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, kurse përfaqësuesit e Serbisë kanë thënë se kjo marrëveshje është shkelur./Insajderi.com