I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i shqetësuar për zhvillimet në veri " />

Lajçak: Jam i shqetësuar për zhvillimet në Kosovë, po mundohem të gjej zgjidhje

Lajçak: Jam i shqetësuar për zhvillimet në Kosovë, po mundohem të gjej zgjidhje

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës, pas vendimit për reciprocitetin e targave.

Ndërsa, ka thënë se është duke e trajtuar situatën me të dyja palët (Kosovën dhe Serbinë) për të gjetur zgjidhje.

Në një postim në Facebook, ka shkruar se komunitetin ndërkombëtar po e mban të njoftuar lidhur me zhvillimet.

Zhvillimet në veri ka thënë se e kanë “errësuar” vizitën e tij dyditore në Serbia.

“Kjo është arsyeja pse më është dashur të shtyj takimin tim me shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit. Por sigurisht që do të takohem me të dy gjatë vizitës sime të

“Në vend të kësaj unë e kalova vizitën time dy-ditore në telefon me kryeministrin e Kosovës Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi dhe në takimet me presidentin e Serbisë Vuçiq dhe kryenegociatorin Petkoviq për të diskutuar zgjidhjet e mundshme për situatën aktuale”, ka shkruar Lajçak./Insajderi.com