Të gjitha mjetet e mbledhura nga pagesat e tabelave nga shqiptarët e Luginës, do t’i kthehen asaj si donacion.
Kështu ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli.
“Të gjitha mjetet të cilat mblidhen nga pagesat e tabelave nga familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës, do kthehen donacion për Luginën”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se qytetarët e Luginës do të kompensohen për dëmet eventuale./Insajderi.com