Një person është arrestuar të mërkurën mbrëma në Gjakovë, pasi dyshohet se ka therur me thikë vëllain e tij.
Siç njofton policia, incidenti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.
“Gjakovë, 22.09.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar”.
“Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si “Lëndim i rëndë trupor”.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë, policia bën të ditur se ka arrestuar 18 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe katër në vuajtje të dënimit./Insajderi.com