Katër rusë dyshohet se kanë hyrë të enjten në mesin e serbëve në veri, përkatësisht në Jarinje, transmeton Insajderi.com.
Siç raporton KP, në vendin ku situata po vazhdon të jetë e njëjtë, me barrikada dhe e bllokuar, rusët kanë sjellë me vete edhe tri çanta, të cilat i kanë hapur vetëm në kohën kur është errësuar.
Nuk dihet ende se çfarë ka në ato çanta, megjithëse është përjashtuar se ato janë armë. Sipas të gjitha gjasave, janë pajisje kibernetike.
Fotografitë e bëra në vendin e ngjarjes tregojnë momentin kur ata po i afroheshin njërës nga pikat ku janë mbledhur serbët, disa qindra metra më poshtë se pika kufitare.
Merret vesh se me të arritur në vendin e ngjarjes, rusët kanë shkaktuar një dozë shqetësimi edhe te disa serbë vendas. Mirëpo, ata janë nga serbë që kanë ardhur këto ditë nga Mali i Zi.
Më tej raportohet se gjatë mbrëmjes të së mërkurës një grup i serbëve nga Serbia ka hyrë në veri, të cilët ishin të përfshirë në puçin e organizuar nga rusët në Podgoricë më 2016, në krye me Bratislav Dikiç. /Insajderi.com