Sot pritet të miratohen masat e reja kundër COVID-19

Sot pritet të miratohen masat e reja kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës të premten pritet t’i miratojë masat e reja për kontrollin dhe parandalimin e Coronavirusit.

Një ditë më parë, këto masa i ka prezantuar në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Siç ka bërë të ditur ai, masat lehtësuese pritet të hyjnë në fuqi nga e hëna e 27 shtatorit.

Vitia ka deklaruar se duke pasur parasysh se “një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar”, atëherë një pjesë e masave do të jenë në ketë drejtim:

– Institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë: Qendrat tregtare; Call center; Gastronomia në ambientet e brendshme; Dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.

– Shkollat dhe çerdhet do të hapen nga dita e hënë, 27 shtator (maksimumi i nxënësve do të jetë 20)

– Aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 për qind të kapaciteteve në ambientet e brendshme, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Kurse, në ambientet e jashtme deri në 30 për qind të kapaciteteve.

Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani në një konferencë bashkë me ministrin Vitia ka thënë ka rënie të numrit të rasteve të reja për 75% në dy javët e fundit.

“Kemi rënie të rasteve për 75%, megjithatë duhet të kemi parasysh se situate është ende jostabile, pasi trendi rasteve të vdekjeve është akoma brengosës”, është shprehur Ramadani./Insajderi.com