Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Prokurorin e Shtetit se Aktgjykimi i saj i viti 2016 për Manastirin e Deçanit “nuk është zbatuar nga autoritetet përgjegjëse”.
“Gjykata rithekson se, zbatimi i vendimeve të saj është detyrim për të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës bazuar në nenin 116 të Kushtetutës. Për më tepër, zbatimi i vendimeve përfundimtare është parim themelor i sundimit të ligjit, si vlerë themelore e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, siç është përcaktuar me nenet 3 [Barazia para Ligjit] dhe 7 [Vlerat] të Kushtetutës”, thuhet në njoftimin për media.
Por, ky vendim nuk është zbatuar nga institucionet e Kosovës, konkretisht komuna e Deçanit, pavarësisht thirrjeve për një gjë të tillë nga komuniteti ndërkombëtar./Insajderi.com