Tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë të shtunën njoftoi se janë konfirmuar edhe 88 raste pozitive, nga 4.704 testime të kryera.
Janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.
Në total numri i rasteve aktive është 4.800.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.
Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com