Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur mbrëmjen e së shtunës Këshillin e Sigurisë së Kosovës, përcjell Insajderi.com.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Kurti tha se kjo ka ardhur pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës.
Gjatë kësaj konference teksa foli për tensionet në veri, tha se vendimi për reciprocitet është i drejtë dhe legjitim, duke bërë kështu që nëntë mijë vetura t’i marrin targat e përkohshme.
Tutje, duke folur për situatën e krijuar në pikat kufitare, Kurti tha se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës do të largohet atëherë kur nuk do të ketë rrezik në veri.
“Njësitë Speciale të Kosovës e kanë arsyen pse janë aty. Është rreziku evident si për policët kufitarë ashtu edhe për pikat kufitare.”
“Pra duhet të peshojë rreziku, të pushojë arsyeja për t’i mbrojtur pikat kufitare dhe policët kufitarë, në mënyrë që të mos ketë Njësi Speciale të Policisë”, tha ai./Insajderi.com