Sot është dita e shtatë që kur Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnnaj – për ta zbatuar reciprocitetin në targa.
Kundërshtimi i serbëve lokalë ishte i menjëhershëm, pos protestave në rrugë ata edhe i bllokuan ato duke vendosur kamionë si pengesa.
Ndërsa, netët janë me zhurma – serbët këndojnë këngë nacionaliste.
Deklarata po aq nacionaliste kishte dhënë të martën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se “do i japin Prishtinës kohë t’i përmirësojnë gabimet ose do të marrin masa”.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, po pret pikërisht urdhrin e Vuçiqit për intervenim.
Nuk janëveç fjalë – disa veprime janë bërë tashmë.
Gjatë dy ditëve të fundit helikopterët serbë shihen duke patrulluar në kufirin Kosovë – Serbi.
Ndërkaq, brenda kufirit të Kosovës është sulmuar me granata Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok.
Pas këtyre zhvillimeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj në Shtetet e Bashkaura të Amerikës.
Nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, kryeministri, Albin Kurti, po kërkon reagim.
Të njëjtën po e kërkojnë edhe liderët e partive opozitare.
Por, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kreu i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po kërkojnë nga Kurti “t’i koordionojë veprimet me bashkësinë ndërkombëtare’.
Përmes një postimi në Twitter, Michel kërkoi edhe tërheqjen e Njësiteve Speciale të Policisë nga dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
“Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti të tërhiqen, duke përfshirë tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë dhe barrikadat, dhe të vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit special të BE-së”.
Në këtë situatë, Shqipëria i ka kërkuar Serbisë që t’i largojë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën.
Gjatë kësaj kohe, të hënën – kryeministri shqiptar, Edi Rama e viziton Kosovën.
Ai në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që Kosova të jetë pjesë e saj, ndërsa homogja serbe e tij, Ana Brnabiq tregoi se çka po ndodhë në veriun e Kosovës.
Sipas Beogradit, “Serbia në këtë rast është viktima”.
Pas shtatë ditëve tension e paqartësi, kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku i kërkoi Kurtit që ta qartësojë rrugën që Kosova e ka përpara. /Insajderi.com