Princi i Wales e ka vizituar tetë herë Ballkanin Perëndimor duke përfshirë Kosovën më 1999. Kjo është vizita e parë zyrtare e Dukeshës së Cornwall në Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.
Lartmadhëria e Tyre do të arrijnë në Prishtinë më 18 mars, ku do të mirëpriten zyrtarisht nga Presidentja Atifete Jahjaga.
Të premten e 19 marsit, Princi dhe Dukesha së bashku me Presidenten do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjeturit e luftës.
Lartmadhëria e Tyre do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë.
Dukesha e Cornwall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja.
Princi i Wales do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.
Lartmadhëria e Tij do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it ‘Film City’ për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
Lartmadhëria e Saj do të vizitojë “Ideas Partnership” në Fushë Kosovë për të parë se si grupet e margjinalizuara janë duke u ndihmuar përmes fuqizimit arsimor dhe ekonomik.